Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet aksion, e jo fjalë nga presidenti i Sirisë


Shtetet e Bashkuara thonë se janë skeptike nëse presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, do t’i mbajë premtimet e tij për ndaljen e dhunës në këtë vend.

Këtë premtim, zoti Aasad e bëri dje gjatë takimit me Minsitrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Damask.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se Asadi i kishte 11 muaj për ta ndalur dhunën, por goditja e dhunshme nga trupat e qeverisë po vazhdon.

“Nëse në fakt, Asadi e mbështet ndaljen e dhunës, ai e di se çka duhet të bëjë sot, gjë të cilën e ka neglizhuar për këta 11 muaj. Ai mund t’i ndalë sulmet nga forcat e tij ndaj të pafajshmëve në qytetet në mbarë Sirinë, por dhuna vazhdon në Homs, në Hama, rreth lagjeve të Damaskut”, tha Vikroia Nuland, mbrëmë vonë në Uashington.

Dje Asadi i tha Lavrovit se do ta mbështes një plan të mëhershëm të Ligës Arabe, i cili bënë thirrje për dialog me opozitën, lirimin e të burgosurve dhe tërheqjen e ushtrisë nga qendrat protestuese.
XS
SM
MD
LG