Ndërlidhjet

Air France anulon 40% të fluturimeve


Air France, njëra nga kompanitë më të mëdha ajrore në botë, ka anuluar rreth 40 për qind të fluturimeve të gjata dhe rreth 30 për qind të fluturimeve të shkurtra, për shkak të grevës së pilotëve, e cila tashmë ka hyrë në ditën e tretë.

Kompania tha se, të martën, pothuajse çdo i dyti fluturim është anuluar, duke detyruar pasagjerët të përdorin fluturime alternative.

Pilotët po protestojnë kundër draft-ligjit, i cili parasheh që punëtorët e transportit ajror të japin njoftimin 48 orë para se të futen në grevë.

Aktualisht, atyre nuk u kërkohet të japin ndonjë njoftim.
XS
SM
MD
LG