Ndërlidhjet

Britania injoron kërcënimin e Argjentinës


Britania ka hedhur poshtë kërcënimin e ri të Argjentinës se do të ankohet në Kombet e Bashkuara për Ishujt e kontestuar Falkland.

Zyra e Jashtme Britanike tha se njerëzit e Ishujve Falkland janë “qytetarë britanikë”.

Presidentja e Argjentinës, Kristina Kirhner, ka kërcënuar se do të bëjë protestë formale në OKB, në lidhje me, siç ka thënë, militarizimin britanik të ishujve, që kanë një popullsi prej rreth 3,000 banorësh.

Britania, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të mund t’i vinte veto rezolutës potenciale.

Tensionet ndërmjet Britanisë dhe Argjentinës janë rritur në javët e fundit.

Shteti britanik i mban këto ishuj që nga viti 1833 dhe ka luftuar kundër Argjentinës për to në vitin 1982.

Ishujt Falkland, në Argjentinë njihen si Malvinas.
XS
SM
MD
LG