Ndërlidhjet

Iraku ekzekuton 14 persona


Ministria e Drejtësisë e Irakut ka bërë të ditur se 14 irakianë - shumica e tyre anëtarë të Al Kaidës - janë ekzekutuar për terrorizëm dhe krime penale.

Shifrat e fundit çojnë në të paktën 65 numrin e të ekzekutuarve nga Qeveria e Irakut vetëm gjatë këtij viti.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Haider al-Sadi, tha se të ekzekutuarit e fundit përfshijnë militantin kryesor të “Shtetit Islamik të Irakut”, që është degë e Al Kaidës në shtetin irakian.

Grupi ka pranuar përgjegjësinë për bombardimet dhe sulmet në Bagdad, që kanë vrarë mbi 500 persona që nga tetori i vitit 2009.
XS
SM
MD
LG