Ndërlidhjet

Takohen Tahiri dhe Berisha


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku edhe është pritur nga kryeministri Sali Berisha.

Në takim mësohet të jetë biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, për situatën e përgjithshme në të dyja vendet dhe në rajon, si dhe për rrjedhat e dialogut të Brukselit.

Me këtë rast, Tahiri ka theksuar "përkushtimin e dëshmuar të shtetit të Kosovës për rezultatet e dialogut, në harmoni me Kushtetutën e Kosovës".

Nga ana tjetër, Berisha "ka vlerësuar lart angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun teknik dhe ka shprehur përkrahje të plotë për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës".

Të dy bashkëbiseduesit thuhet të jenë pajtuar se "integrimi sa më shpejtë i rajonit në BE dhe në NATO është në interes të të gjitha vendeve dhe një kusht themelor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon".
XS
SM
MD
LG