Ndërlidhjet

NATO zgjat misionin në Baltik


NATO-ja ka vendosur të zgjasë deri në vitin 2018 operacionin për mbrotjen me avionë luftarakë të hapësirës ajrore të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Përmes deklaratës për media, NATO tha se “misioni vazhdon të demonstrojë përkushtimin e Aleancës për mbrojtjen kolektive dhe solidaritetin për të gjitha anëtaret e saj”.

Asnjëri nga tre vendet baltike, që iu bashkuan NATO-s në vitin 2004, nuk ka pasur avionë luftarakë prejse janë shkëputur nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Si rezultat, vendet më të mëdha anëtare kanë ndërmarrë hapa për mbrojtjen e hapësirës së tyre ajrore.
XS
SM
MD
LG