Ndërlidhjet

Stefanoviq këmbëngul në “1244”


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ka pasur takim të rregullt me ndërmjetësin e BE-së, Robert Kuper, në Vjenë të Austrisë.

Stefanoviq ka bërë të ditur se është biseduar për përfaqësimin rajonal të Prishtinës. Negociatat për këtë çështje janë një nga kushtet kryesore për vazhdimin e euro-integrimit të Serbisë.

“Janë bërë hapa të mëtejshëm. Ka disa opsione për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Natyrisht, Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara është e përfshirë në këto propozime. Mbetet të shihet”, ka thënë kreu i ekipit të Qeverisë së Serbisë.

Shteti serb këmbëngul që Kosova të përfaqësohet në nismat dhe forumet rajonale nën rezolutën 1244 të OKB-së, ndërkohë që autoritetet kosovare insistojnë në përfaqësimin e saj si shtet.

Bisedimet për çështje teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në disa raunde, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG