Ndërlidhjet

Refuzohen ligjet për lirimin e Timoshenkos


Parlamenti i Ukrainës ka hedhur poshtë dy ligjet që do të mund të siguronin lirimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Mbështetësit e Timoshenkos kanë arritur të sigurojnë vetëm 157 vota të parlamentarëve, ndërsa u duhej një shumicë prej të paktën 226 votash.

Ish-kryeministrja e Ukrainës është dënuar tetorin e kaluar me shtatë vjet heqje lirie.

Timoshenko është shpallur fajtore për “nënshkrimin e marrëveshjeve të gazit me Rusinë në vitin 2009”, për të cilat Qeveria e presidentit Viktor Janukoviq thotë se kanë qenë të pafavorshme për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm polak, Radosllav Sikorski, ka qëndruar të mërkurën në Kiev, ku ka folur për mosbesimin në rritje të BE-së ndaj Ukrainës, për shkak të gjykimit të Timoshenkos.

Perëndimi thotë se gjykimi i saj është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG