Ndërlidhjet

Turqia e gatshme për konferencën për Sirinë


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare për krizën në Siri.

Duke folur për agjencinë Reuters, Davutogllu tha se nëse Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dështon të veprojë, atëherë duhet gjetur mënyra të tjera për t’i dërguar mesazh mbështetjeje popullit të Sirisë, “të sulmuar nga forcat e presidentit Bashar al-Asad”.

“Nëse Këshilli i Sigurimit nuk e përmbush misionin për mbrojtjen e të drejtave të civilëve sirianë, atëherë duhet të ekzistojë një platformë tjetër për ta diskutuar këtë. Ne nuk mund të jemi vetëm vëzhgues të heshtur”, ka thënë Davutogllu.

Rusia dhe Kina i kanë vënë veto draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit, të sponsorizuar nga Liga Arabe.

Plani parashihte dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, dhe kalimin e kompetencave te zëvendësi i tij.

Siria, që nga marsi i vitit të kaluar, është përfshirë nga protestat kundër regjimit, që kanë rezultuar me vdekjen e mijëra personave.
XS
SM
MD
LG