Ndërlidhjet

Grekët, ende pa marrëveshje


Takimi i kryeministrit grek, Lukas Papdemos, me partnerët e koalicionit ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje lidhur me masat e kursimit dhe paketën e reformave.

Bisedimet e autoriteteve greke synojnë sigurimin e paketës së re të ndihmave ndërkombëtare, në vlerë prej 130 miliardë eurosh, por që varet nga shkurtimet e pagave dhe të përfitimeve që duhet t’i bëjë Athina.

Raportohet se çështja e vetme për të cilën udhëheqësit grekë nuk kanë arritur marrëveshje janë shkurtimet në pensione.

Zyra e kryeministrit ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës bëhet e ditur se bisedimet do të rinisin të enjten.
XS
SM
MD
LG