Ndërlidhjet

Papa i mirëpritur në Iran


Ambasadori i Iranit në Vatikan tha se Papa Benedikti XVI është i mirëpritur në Teheran. Ali Akbar Naseri u tha gazetarëve në Romë se “nëse Papa vendos të vijë, ne do ta presim atë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe me entuziazëm”.

Ambasadori iranian po ashtu tha se të dërguarit e Vatikanit në Bashkimin Evropian “mund të kontribuojnë në mënyrë pozitive” për të ulur tensionet në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i ka bërë ftesë Papës të vizitojë Iranin në vitin 2010, por peshkopi i lartë nuk e ka pranuar atë.
XS
SM
MD
LG