Ndërlidhjet

Kombëtarja angleze pa trajner


Vetëm katër muaj para nisjes së Kampionatit Evropian në Poloni dhe Ukrainë, kombëtarja e Anglisë duhet të zgjedhë trajner të ri, pas largimit të papritur të Fabio Kapellos.

Trajneri italian ka dhënë dorëheqje të mërkurën, pas debateve të fundit me Federatën e Futbollit të Anglisë.

Kapello sulmoi publikisht vendimin e Federatës për t’i hequr Xhon Terit shiritin e kapitenit të Anglisë. Teri është nën hetime për shkak të, siç thuhet, ofendimit racist ndaj një kundërshtari në një ndeshje të Premier Ligës.

Sipas Kapellos, është e padrejtë që dikush të privohet nga të qenët kapiten përpara se autoritetet sportive të deklarojnë nëse lojtari është ose jo fajtor.

Disa raporte të mediave thonë se kandidat për të qenë trajner i ri i kombëtares angleze është Heri Redknep, menaxheri aktual i Totenhemit.

Ky i fundit, të mërkurën, është liruar nga akuzat për evazion fiskal në një gjykatë të Londrës.
XS
SM
MD
LG