Ndërlidhjet

Lloj i ri gripi në Norvegji


Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar shfaqjen e një epidemie të gripit A në Norvegji, të cilën e shkakton lloji i ri i virusit, i njohur si H3N2.

Në ditët e fundit ka shumë njerëz që ankohen për simptome të gripit, kanë thënë ekspertët e Institutit Shëndetësor të Norvegjisë.

Sipas tyre, në mesin e pacientëve që kanë vizituar mjekët javën e fundit, 1.4 për qind kanë qenë të infektuar me grip, ndërsa ka dominuar lloji A, çfarë sugjeron se ka kaluar pragu i epidemisë.

Zonat më të prekura thuhet të jenë përgjatë bregdetit në perëndim të vendit, ndërsa në pjesët tjera të Norvegjisë aktualisht nuk ka shumë raste të raportuara.

Instituti Shëndetësor thotë se në javët e ardhshme pritet rritje e numrit të të infektuarve.
XS
SM
MD
LG