Ndërlidhjet

Rritet inflacioni i Kinës


Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës ka bërë të ditur se norma e inflacionit në vend është rritur për 4.5 për qind në muajin janar.

Pjesa më e madhe e rritjes i atribuohet rritjes për 10.5 për qind të çmimeve për artikujt ushqimorë.

Norma e inflacionit të Kinës në vitin 2011 ka qenë 5.4 për qind, më e lartë se objektivi i qeverisë prej 4%.

Lajmi për inflacionin vjen pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se rritja e pritur e Kinës mund të ndërpritet në gjysmë nëse Evropa, partneri më i madh tregtar i Pekinit, pëson rënie të mprehtë për shkak të problemeve të saj me borxhin.
XS
SM
MD
LG