Ndërlidhjet

Medvedev e Sarkozi diskutojnë për Sirinë


Kremlini ka bërë të ditur se presidenti i Rusisë, Dimitri Medevedev, dhe homologu i tij francez, Nikolas Sarkozi, kanë diskutuar përmes telefonit situatën në Siri.

Biseda e tyre vjen pasi Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur dyshime ndaj rezultateve të takimit ndërmjet ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Lavrov ka thënë se Asadi është i gatshëm t’i japë fund dhunës në Siri, duke ndjekur dialogun me forcat opozitare.

Opozita i ka hedhur poshtë bisedimet me regjimin e Asadit, duke thënë se presidenti duhet të lërë pushtetin.

Opozita ka raportuar edhe për vazhdimin e ofensivës së forcave siriane të sigurisë kundër protestuesve në qytetin Homs.

Konfirmimi i pavarur i numrit të viktimave është i pamundur, për shkak të kufizimeve në raportim që kanë vendosur autoritetet siriane.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i viti të kaluar. Prej atëherë, mijëra persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG