Ndërlidhjet

Gjysmë milioni izraelitë vazhdojnë grevën


Gjysmë milioni punëtorë të sektorit publik dhe privat në Izrael kanë hyrë në ditën e dytë të grevës.

Bankat izraelite, portet dhe tregjet e aksioneve janë mbyllur të enjten, pasi punëtorët me kontrata kundërshtojnë pagat më të ulëta se kolegët e tyre, përfitimet më të vogla dhe mundësinë e pushimit nga puna pa paralajmërim.

Sindikatat e punës thonë se punësimi i punëtorëve me kontrata ka qenë në rritje kohët e fundit, e sidomos në sektorin publik.

Qeveria thotë se është e gatshme të bëjë disa lëshime për punëtorët me kontrata, porse do të ishte “ekonomikisht shkatërruese për t’iu ofruar atyre të gjitha të drejtat e njëjta si stafit të plotë”.
XS
SM
MD
LG