Ndërlidhjet

HRW kritikon Irakun


Organizata Human Rights Watch ka kritikuar autoritetet irakiane për kryerjen e të paktën 65 ekzekutimeve që nga fillimi i këtij viti.

Në deklaratën e publikuar sot, HRW thotë se sistemi i ndjekjes penale në Irak vazhdon të mbetet me të meta.

Katërmbëdhjetë irakianë, shumica nga ta anëtarë të dyshuar të Al Kaidës, thuhet se janë ekzekutuar më 8 shkurt.

Një zyrtar irakian është cituar t’i ketë thënë organizatës HRW se “mund të presë ekzekutime të tjera në ditët dhe javët e ardhshme”.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Iraku ka dënuar me vdekje mbi 1,200 persona që nga viti 2004.

Në këtë vend, rreth 50 krime dënohen me ekzekutim.
XS
SM
MD
LG