Ndërlidhjet

Miratohet Qeveria e re rumune


Parlamenti i Rumanisë ka miratuar qeverinë e re, të udhëhequr nga ish-ministri i Jashtëm, Mihai Razvan Ungurenu.

Ky i fundit, 43 vjeç, është emëruar kryeministër, pasi Emil Bok ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, për, siç është thënë, “qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend”.

Koalicioni i qendrës së djathtë shpreson se qeveria e re do të përmirësojë popullaritetin e saj para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, që pritet të mbahen gjatë këtij viti.

Ligjvënësit kanë votuar me 237 vota për dhe 2 kundër kabinetit të Ungurenut, të cilit i nevojiteshin 232 vota për të marrë detyrën. Opozita e ka bojkotuar votimin.

Emil Bok ka dhënë dorëheqje nga posti, me qëllim që “ta qetësojë situatën sociale” në vend, pas një sërë protestash kundër masave shtrënguese të kursimit, të vendosura nga qeveria e tij.
XS
SM
MD
LG