Ndërlidhjet

Greqi: U arritë marrëveshja për reformat e kursimit


Liderët politikë në Greqi kanë arritur marrëveshje për reformat e kërkuara për të siguruar pakon madhore ndërkombëtare të ndihmës për parandalimin e vendit nga falimentimi.

Në kumtesën e kryeministrit grek, Lukas Papademos, thuhet se partitë në koalicionin qeverisës të Greqisë, e kanë arritur “marrëveshjen e përgjithshme” për masa shtesë të kursimit, që kërkohen nga kreditorët ndërkombëtarë në shkëmbim për dhënien e ndihmës financiare.

Bisedimet për reforma janë zvarritur për disa ditë, duke e shtyrë Bashkimin Evropian ta tërheq vërejtjen se koha po kalonte për Greqinë.

Pa ndihmën prej 130 miliardë eurove nga BE-ja, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, Greqia mund të falimentoj, aty kah mesi i muajit të ardhshëm.

Dy sindikatat më të mëdha publike dhe private tashmë kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme për nesër dhe pasnesër, për ta shprehur mospajtimin me masat e propozuara të kursimit.
XS
SM
MD
LG