Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata Supreme e refuzoi ankesën e kryeministrit


Gjykata Supreme e Pakistanit e ka refuzuar ankesën e kryeministrit, Jusuf Raza Gilani, ndaj akuzave për mospërfillje të gjykatës.

Vendimi i sotëm nënkupton se zoti Gilani me gjasë do të akuzohet.

Gjykata Supreme e Pakistanit, më 2 shkurt, e ka urdhëruar Gilanin që të paraqitet para saj më 13 shkurt, për ballafaqim me akuza për mospërfillje, që rrjedhin nga refuzimin e qeverisë së tij për të kërkuar nga Zvicra, rihapjen e e hetimeve për korrupsion kundër presidentit pakistanez, Asif Ali Zardari.

Qeveria e Pakistanit argumenton se Zardari është i mbrojtur nga imuniteti.

Kryeministri Gilani mund të ballafaqohet me dënim gjashtëmujor me burg dhe me ndalesën e shërbimit në poste publike nga zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG