Ndërlidhjet

SHBA: Enver Hoxhaj u takua me Filip Gordonin


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Gordon, në Uashington, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj e ka informuar zotin Gordon për procesin e përdundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, pasi Kosova ka arritur sukses në konsolidimin e shtetësisë brenda dhe jashtë.

Sipas njoftimit, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon, ka theksuar se për Shtetet e Bashkuara, integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm.

Ai mëtutje, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin fuqishëm Kosovën në procesin e njohjeve dhe në anëtarësimin në strukturat evroatlantike.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, zoti Hoxhaj mori pjesë edhe në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ditën e mërkurë.
XS
SM
MD
LG