Ndërlidhjet

Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm


Ekstremisti islamik, që ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, është dënuar sot me burgim të përjetshëm.

Gjykata Shtetërore në Frankfurt e ka dënuar Arid Ukën, 22 vjeçar, shqiptar nga Kosova, me burgim të përjetshëm, për dy vrasje.

Ai, poashtu, është shpallur fajtor edhe për përpjekje për vrasje.

Më 2 mars të vitit të kaluar, Uka i vrau dy ushtarët amerikanë, Nikolas Alden, 25 vjeçar nga Karolina Jugore, dhe Zakari Kudebek, 21 vjeçar, nga Virxhinia.

Ushtarët amerikanë ishin në rrugën e tyre për në Afganistan.

Gjykata ka gjetur se Arid Uka bartë “veçanërisht fajësi të rëndë”, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë për falje, pasi t’i mbajë 15 vite burg, siç ndodhë zakonisht në sistemin e drejtësisë në Gjermani.
XS
SM
MD
LG