Ndërlidhjet

Largohen 4 anëtarë të Qeverisë greke


Athinë
Athinë
Së paku katër anëtarë të koalicionit qeveritar në Greqi kanë dhënë dorëheqje, për shkak të shkurtimeve të mëdha që kanë kërkuar huadhënësit ndërkombëtarë në shkëmbim të ndihmës.

Greqia do të dështojë në likuidimin e borxhit brenda javëve, nëse nuk arrin të sigurojë ndihmën prej 130 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mediat thonë se ministri grek i Transportit dhe të paktën tre zëvendësministra kanë paraqitur dorëheqjet e tyre të premten.

Po sot, Policia në Athinë është përleshur me punëtorët që protestonin kundër masave të reja të kursimit. Autoritetet e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kokteje molotovi për t’iu përgjigjur protestuesve që sulmonin me gurë.

Masat e reja shtrënguese përfshijnë 22 për qind ulje të pagave në sektorin publik, shkurtime, privatizime dhe taksa të reja.

Megjithatë, ministrat e Bashkimit Evropian thonë se paketa e re nuk është ende e mjaftueshme për huadhënësit ndërkombëtarë, për të miratuar ndihmën e re për ekonominë e trazuar greke.
XS
SM
MD
LG