Ndërlidhjet

AAK fton për masa shtesë për të ngujuarit në Restelicë


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një deklarate për media ka shprehur shqetësim për ngjarjet tragjike të ditës së sotme, në fshatin Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e ortekut të borës humbën jetën dy persona dhe kanë mbetur të ngujuar në shtëpi disa të tjerë.

“AAK duke e vlerësuar kontributin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i shpëtuar personat e bllokuar, fton qeverinë që të marrë masa shtesë në shpëtimin e tyre dhe t’iu gjendet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që pësuan nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

AAK shfaq shpresën që “tragjedi të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, ndërkohë që fton mekanizmat kompetentë t’u gjinden pranë banorëve të Restelicës dhe të marrin masa në parandalimin e tragjedive të tilla dhe vështirësive që po ua sjellë bora dhe moti i ftohtë qytetarëve në mbarë vendin”.
XS
SM
MD
LG