Ndërlidhjet

"Gjermanët meritojnë rritje pagash"


Ilustrim
Ilustrim
Pagat e gjermanëve do të duhej të rriten për 2 për qind këtë vit, ka thënë ministrja e punës Ursula von der Lejen në një apel të pazakontë ndaj punëdhënësce, që shumë shpejt u kritikua nga liderët e koalicionit të qeverisë së saj.

Von der Lejen, që nganjëherë është përmendur si pasardhëse e kancelares Angela Merkel u ka thënë gazetave Bild dhe Sontag se punëtorët në Gjermani meritojnë rritje pagash mbi nivelin e inflacionit, që aktualisht është 2.1 për qind.

Pagat për rreth 9 milionë punëtorë pritet të negociohen në javët e ardhshme, meqë sindikatat më të mëdha në Gjermani po kërkojnë një rritje prej 6.5 për qind.

Punëdhënësit kanë hedhur poshtë kërkesat duke i quajtur të ekzagjeruara.
XS
SM
MD
LG