Ndërlidhjet

Mjeku ligjor përjashton dyshimet rreth vdekjes së Hjustonit


Uitni Hjuston
Uitni Hjuston
Mjeku ligjor në Los Angjelos ka hedhur poshtë dyshimet për aktivitete kriminale në lidhje me vdekjen e këngëtares amerikane Uitni Hjuston.

Autopsia sipas asistentit të mjekut kryesor ligjor, Ed Uinter është kompletuar por shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur vetëm pasi që të kryhen testet toksikologjike.

Ndërkohë, këngëtarja është nderuar në ceremonitë e ndarjes së çmimeve Grammy në Hollivud dhe çmimeve për film në Britani. Hjuston u gjet e vdekur në Beverli Hilton më 11 shkurt në Los Angjelos.
XS
SM
MD
LG