Ndërlidhjet

Majkëll Linton në krye të BBG-së


Memorial i BBG-së pë gazetarët e vrarë, Uashington
Memorial i BBG-së pë gazetarët e vrarë, Uashington
Pas largimit të kreut Uolter Ajsekson, Bordi Transmetues i Guvernatorëve (BBG) njëzëri ka emëruar anëtarin e BBG-së, Majkëll Linton si kryesues të përkohshëm.

“Është kënaqësi që të punojë me këtë bord të multi-talentuar dhe dypartiak dhe është nder që jam zgjedhur që të uhdëheq këtë organizatë”, ka thënë Linton.

“Ne secili jemi të përkushtuar për kauzën që ta bëjmë këtë agjenci më të mirën e mundshme”, ka thënë Linton.

Ai është kryesues dhe drejtor(CEO) i Sony Pictures Entertainment. Linton po ashtu është ish drejtor i AOL Europe dhe kryesues dhe drejtor i Pearson PLC’s Penguin Group.

Ai ka diplomuar në Kolegjin e Harvardit dhe në Harvard Business School.
Senati e ka konfirmuar atë dhe të gjithë guvernatorët tjerë të emëruar në verën e 2010-ës.

Guvernatorët kanë vënë në duke se z Ajsekson ka ofruar një shembull inspirues dhe ia kanë njohur atij “përpjekjet e mëdha dhe kontributin e pamasë… gjatë mandatit të tij si kryesues i BBG-së, që nga korriku i 2010-ës deri në janar të 2012-ës.

Bordi ka emëruar Lintonin që të shërbejë si kryetar në bazë të përkohshme, derisa të zgjidhet kryesuesi i ri, apo Linton të japë dorëheqje, apo edhe derisa kryesuesi i ri të emërohet nga presidenti dhe konfirmohet nga Senati.

BBG mbikëqyr të gjithë transmetuesit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG