Ndërlidhjet

Kuper vjen në Prishtinë


Robert Kuper, Edita Tahiri, Borko Stefanoviq
Robert Kuper, Edita Tahiri, Borko Stefanoviq
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet në mes të Prishtinës e Beogradit, Robert Kuper, do të qëndrojë të martën në Kosovë.

Këtë ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

“Po, ai do të qëndrojë atje për të përgatitur raundin e ardhshëm të dialogut”, tha ajo.

Përgjatë javëve të kaluara, Kuper kishte vazhduar kontaktet me delegacionin kosovar dhe atë serb për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal, përkatësisht rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.

Beogradi zyrtar vazhdon të insistojë që Kosova të përfaqësohet nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ndërsa autoritetet kosovare kanë këmbëngulur, deri më tani, në përfaqësimin si shtet i pavarur.
XS
SM
MD
LG