Ndërlidhjet

Ngujohen edhe 4 persona në Restelicë


Restelicë, Dragash, 12 shkurt, 2012
Rreth katër persona të tjerë të rrethinës së fshatit Restelicë raportohet se janë të bllokuar nga bora në stanet e tyre në bjeshkë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kadri Kasatrati tha për Radion Evropa e Lirë se këta persona nuk janë në rrezik, por kanë kërkuar ndihmë.

“Ne kemi bërë kërkesë zyrtare te komandanti i KFOR-it që me anë të helikopterit nga ajri t’u lëshohen ndihmat si: ushqim, ujë dhe veshmbathje. Ata nuk janë të rrezikuar”, bëri të ditur Kastrati.

Ai po ashtu tha se në fshatin Restelicë është duke vazhduar aksioni i kërkimit të një të riu që dyshohet se ndodhet nën rrënojat e shtëpisë së goditur nga orteku i borës.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 150 pjesëtarë të FSK-së.
XS
SM
MD
LG