Ndërlidhjet

BE mirëpret votimin grek


Parlamenti i Greqisë
Parlamenti i Greqisë
Bashkimi Evropian ka mirëpritur votimin e pakos së re të kursimeve nga ana e parlamentit grek në shkëmbim të pakos së dytë ndërkombëtare të shpëtimit.

Komisioneri për Çështje Ekonomike i BE-së, Oli Ren e përshkruajti votimin si “një hap thelbësor përpara” në marrjen e pakos prej 130 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për ta ndihmuar Greqinë në shlyerjen e borxheve.

Por, Ren tha se Athinës edhe më tutje i duhet që të identifikojë “masat konkrete” për shkurtimin e 325 milionë eurove nga buxheti i saj, dhe përkushtimet e shkruara nga liderë politikë se do t’i zbatojnë masat pas zgjedhjeve të prillit.
XS
SM
MD
LG