NATO-ja sot ka konkluduar se disa fëmijë janë vrarë gjatë operacionit ushtarak në provincën verilindore të Afganistanit, Kapisa.
Megjithatë, aleanca tha se nuk është e qartë nëse duhet të fajësohet NATO-ja.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i kishte dënuar sulmet ajrore dhe urdhëroi hetime, pasi tha se tetë fëmijë ishin vrarë më 8 shkurt.
Karsten Xhaboksen, zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se gjatë vlerësimit është parë se trupat e jashtme ishin angazhuar kundër “një grupi të njerëzve, që ishin të armatosur”.
Ai theksoi se viktimat shtesë ishin zbuluar pas angazhimit, por sipas tij, aktualisht NATO-ja, “as nuk mund ta konfirmoj e as të përgënjeshtroj” se këto vdekje kishin “lidhje direkte me angazhimin”.