Ndërlidhjet

Siri: Trupat vazhdojnë sulmin kundër Homsit


Tanket e ushjtrisë
Tanket e ushjtrisë
Raportohet se trupat e Sirisë e kanë vazhduar sulmin e tyre kundër qytetit Homs, që është bazë e opozitës, disa orë pasi Komisionarja e lartë e OKB-ës për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, e akuzoi presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, për “sulme të furishme” kundër civilëve.

Këto komente ajo i bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku po qarkullon një propozim – rezolutë e ngjashme me atë, që Rusia dhe Kina i kanë vënë veto, në Këshillin e Sigurimit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pas takimit me ministrin e jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutogllu, në Uashington, e ka përsëritur thirrjen, që presidenti Asad të tërhiqet.

“Shtetet e Bashkuara dhe Turqia përsëri e kanë ftuar regjimin, që t’i kenë parasysh përpjekjet e fundit të Ligës Arabe dhe të komunitetit ndërkombëtar, që menjëherë t’i ndalin vrasjet, t’i tërheqin forcat ushtarake nga hapësirat e banuara, duke i lejuar monitoruesit dhe gazetarët, t’i lirojnë të burgosurit politikë dhe të fillojnë një tranzicion të vërtetë demokratik, i cili fillon me dialog serioz të respektueshëm me opozitën”, tha Hillari Klinton, të hënën vonë në Uashington.
XS
SM
MD
LG