Ndërlidhjet

SHBA: Takim i zyrtarëve të lartë amerikanë e kinezë


Takimi Ksi – Obama në Pekin në vitin 2009
Takimi Ksi – Obama në Pekin në vitin 2009
Presidenti amerikan, Barak Obama, të martën në Uashington takohet me zëvendës presidentin e Kinës, Ksi Jinping.

Pritet që zoti Ksi, më vonë këtë vit, të bëhet shef i Partisë Komuniste, dhe pas një viti, ta marrë edhe postin e presidentit.

Analistët thonë se udhëtimi i zotit Ksi në Uashington është një test i rëndësishëm në skenën botërore.

Ksi është zyrtari më i lartë kinez, që e viziton Uashingtonin, pasi Obama, në muajin nëntor, e ka lansuar kthimin e Shteteve të Bashkuara kah Azia, për ta balancuar angazhimin kinez në rritje në rajon.
XS
SM
MD
LG