Ndërlidhjet

Pakistan: U lirua i punësuari në Ambasadën e SHBA-ve


Parullë e demonstruesve pakistanezë, afër Konsullatës së SHBA-ve në Peshavar
Parullë e demonstruesve pakistanezë, afër Konsullatës së SHBA-ve në Peshavar
Policia e Pakistanit thotë se një i punësuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Islamabad, është liruar, pasi ishte mbajtur për marrje në pyetje nga zyrtarët e Pakistanit, lidhur me gjetjen e disa plumbave në valixhen e tij.

Zyrtari i lartë policor pakistanez, Tahir Ajub, tha se amerikani ishte nisur për të fluturuar nga qyteti Peshavar për në Islamabad, kur ai sot ishte marrë në arrest policor.

Ai ishte liruar pas katër orësh, kur zyrtarët nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshavar, paraqitën dokumente, që tregojnë se personi kishte punuar për këtë Konsullatë dhe kishte status diplomatik.

Nuk ka pasur shpjegim lidhur me praninë e afro 10 plumbave në valixhen e këtij personi.
XS
SM
MD
LG