Ndërlidhjet

Vetëvendosje: U arrestuan tetë aktivistë


Policia e arreston aktivistin e Vetëvendosjes
Policia e arreston aktivistin e Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot janë arrestuar tetë aktivistë të kësaj lëvizjeje, për shkak të shkrimit të parullës “Kosova Republikë” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Mëtutje, në kumtesën e Vetëvendosjes thuhet se policia kishte “intervenuar brutalisht”.

Aksioni i aktivistëve ishte bërë në kohën kur shefja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, po takohej me ndërmjetësuesin e këtij dialogu nga Bashkimi Evropian, Robert Kuper, në Prishtinë.

Qëllimin e këtij takimi, Lëvizja Vetëvendosje e përshkruan si “heqje dorë nga Republika”.
XS
SM
MD
LG