Ndërlidhjet

Bruksel: Janë takuar ekspertët nga Kosova dhe Serbia


Pamje nga Brukseli
Pamje nga Brukseli
Në Bruksel, dje dhe sot është mbajtur takimi ndërmjet ekspertëve nga Kosova dhe atyre nga Serbia, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për hartimin dhe finalizimin e protokollit teknik për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), siç e parasheh marrëveshja e arritur ndërmjet dy shteteve, me garancat e BE-së, ka njoftuar Kryeministria e Kosovës.

Sipas njoftimit, pala e Kosovës ka këmbëngulur, që zbatimi i marrëveshjes IBM të filloj sa më parë dhe të jetë në frymën e standardeve më të mira të BE-së.

Përmes zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Kosova do ta përmbush njërin prej obligimeve evropiane për afrim me BE-në, për liberalizim të vizave dhe për shtim të sigurisë dhe kontrollit kufitar.

Poashtu, me zbatimin e marrëveshjes, do të lehtësohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave dhe do të ndikoj në luftimin e dukurive negative, siç janë kontrabanda dhe informaliteti, thuhet, pos tjerash, në njoftim.
XS
SM
MD
LG