Ndërlidhjet

Netanjahu i kërkon Iranit të ndalojë sulmet


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Irani ka nisur “aktivitete terroriste” ndaj botës.

Duke iu adresuar të mërkurën Parlamentit, Netanjahu përsëriti dyshimet e Izraelit se “Irani qëndron prapa shpërthimeve të kësaj jave, që kishin në shënjestër diplomatët izraelitë në Indi dhe Gjeorgji”.

Ai kërkoi “ndalimin e agresionit iranian përpara se të përhapet në shtetet e tjera”.

Teherani i ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit që e bëjnë përgjegjës për sulmet e së hënës në Nju Delhi dhe Tbilisi, si dhe për një sërë shpërthimesh që ndodhën të martën në Tajlandë.

Dy iranianë janë arrestuar nga autoritetet tajlandeze në lidhje me rastin në Bangkok.
XS
SM
MD
LG