Ndërlidhjet

Asadi kërkon referendum


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka urdhëruar organizimin e referendumit për kushtetutën e re, që do të mbahej më 26 shkurt.

Draft-dokumenti raportohet se përmban një klauzolë që e përshkruan partinë e Asadit, Baath, si “udhëheqëse të kombit dhe të shoqërisë”.

Referendumi është shpallur të mërkurën, përderisa shtypja vdekjeprurëse që ushtron regjimi ndaj protestuesve anti-qeveritarë, ka hyrë tashmë në muajin e 11-të.

Grupet opozitare kanë kërkuar ndryshime në kushtetutë, por tani thonë se nuk pranojnë asgjë më pak se largimin e Asadit.

Ky i fundit po përballet me kërkesa të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që të lërë pushtetin ose t’i japë fund dhunës.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare që nga marsi i vitit të kaluar dhe që atëherë kanë humbur jetën mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG