Ndërlidhjet

Irani redukton naftën për Evropën


Ilustrim
Ilustrim
Televizioni shtetëror i Iranit ka bërë të ditur se Teherani ka reduktuar eksportet e naftës për gjashtë vende evropiane, në përgjigje të sanksioneve të BE-së për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ky vendim pason takimin ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe gjashtë ambasadorëve evropianë në lidhje me sanksionet energjetike dhe financiare që i ka vënë BE-ja Iranit, muajin e kaluar.

Raportohet se gjashtë vendet e prekura janë: Franca, Greqia, Italia, Portugalia, Holanda dhe Spanja.

Shkurtimet vijnë pas dyshimeve në rritje të Perëndimit se Irani synon krijimin e armëve atomike – akuza që hidhen poshtë nga Teherani zyrtar.
XS
SM
MD
LG