Ndërlidhjet

Verikoreanët festojnë ditëlindjen e liderit të ndjerë


Phenjan
Phenjan
Verikoreanët kanë shënuar ditëlindjen e shtatëdhjetë të liderit të ndjerë, Kim Jong Il, i cili ka sunduar shtetin totalitar për 17 vjet, para se të ndërronte jetë nga sulmi në zemër, dhjetorin e kaluar.

Djali më i ri i Kimit, njëherësh pasardhësi i tij, Kim Jong Un, ka drejtuar zyrtarët dhe udhëheqësit ushtarakë për t’u përkulur para portretit të liderit të vdekur në pallatin përkujtimor Kumsusan.

Një gjë e tillë është pasur me paradën e ushtrisë dhe fishekzjarre në Phenjan.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet verikoreane zbuluan një statujë bronzi të Kim Jong Ilit, duke i dhënë atij titullin e kryekomandantit.
XS
SM
MD
LG