Ndërlidhjet

Raundi i ri i dialogut më 21 shkurt


Nga takimi në Bruksel
Nga takimi në Bruksel
Bashkimi Evropian ka konfirmuar edhe zyrtarisht se të martën më 21 shkurt do të mbahet raundi i ri i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajmi është konfirmuar nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton.

Ky do të jetë raundi i parë i dialogut për këtë vit, pasi që takimi i fundit ishte në dhjetor të vitit të kaluar, para se të diskutohej nga Këshilli I Ministrave çështja e dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE shtetit serb.

Zyrtarët në BE pohojnë se nuk janë as pesimistë e as optimistë për marrëveshjen për temën kryesore- bashkëpunimin rajonal, përkatësisht mënyrën se si Kosova do të paraqitet në nismat rajonale dhe se si do t’i përmendet emri i Kosovës në dokumentet e këtyre nismave.

Temë e këtij raundi pritet të jetë edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash në Bruksel.
XS
SM
MD
LG