Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 17 shkurtin në vite…


2008 - Kosova shpalli pavarësinë.

1676 - Mbreti Çarles II dhe Luigji i XIV nënshkruan një marrëveshje të fshehtë.

1801 - Dhoma e Përfaqësuesve, midis Tomas Xheferson dhe Aron Burr, zgjodhi Xhefersonin të jetë president.

1919 - Gjermania nënshkruan një armëpushim, dhe heq dorë nga territori i Polonisë.

1935 - Tridhjetë e një të burgosur, ikën nga burgu në Oklahoma, pasi vranë një roje.

1947 - Zëri i Amerikës filloi transmetimin në Bashkimin Sovjetik.

1972 - Presidenti Riçard M. Nikson u nis në një udhëtim historik në Kinë.

1992 - Vrasësi serik Xhefri Dahmer u dënua me burgim të përjetshëm.

2005 - Presidenti Xhorxh Bush, e emëroi Xhon Negroponten që të jetë drejtori i parë kombëtar i inteligjencës.

2009 - Presidenti Barak Obama nënshkroi një paketë prej 757 miliardë dollarëve, për ekonomi.(g.k.)
XS
SM
MD
LG