Ndërlidhjet

Tajlanda kërkon dy të dyshuar tjerë për komplotin ndaj izraelitëve


Policia tajlandeze përcjell të dyshuarin iranian për komplotin ndaj diplomatëve izraelitë
Policia tajlandeze përcjell të dyshuarin iranian për komplotin ndaj diplomatëve izraelitë
Policia tajlandeze tha se është duke kërkuar dy të dyshuar tjerë në lidhje me sulmin e dështuar kundër diplomatëve izraelitë.

Policia e Bangkokut tha se dy të dyshuar tjerë mund të kenë trajnuar tre iranianë, që tashmë po mbahen në paraburgim në lidhje me rastin.

Gazeta e përditshme “Bangkok Post” ka publikuar një artikull për arrestimin e tre iranianëve, ku thuhet se ata po “argëtoheshin” me gratë tajlandeze në një zonë turistike të Putajës, vetëm disa ditë para shpërthimit.

Qeveria e Iranit ka mohuar përfshirjen në rastin e Tajlandës, ose në incidentet tjera të kësaj jave në Indi dhe Gjeorgji, ku në shënjestër ishin diplomatët izraelitë.
XS
SM
MD
LG