Ndërlidhjet

Dha dorëheqje presidenti gjerman


Presidenti i Gjermanisë, Kristian Vulf dha dorëheqje, duke pranuar se ka bërë gabime, por se gjithnjë ka vepruar në kuadër të kornizave ligjore.

“Unë kam bërë gabime”, ka thënë ai në një transmetim direkt nga zyra e tij në Berlin, “por, gjithmonë kam bërë veprime korrekte”.

Ai tha se akuzat për korrupsion që janë shtuar në javët e fundit, kanë rezultuar me mungesën e besimit dhe ia kanë bërë pozitën të paqëndrushme.

Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel anuloi vizitën e planifikuar në Romë, për shkak të paralajëmrimeve për dorëheqjen e presidentit.

Një ditë më parë, prokurorët publikë kanë kërkuar që presidentit Vulf t’i hiqej imuniteti, për shkak se ka pranuar të mira nga miqtë e tij të pasur në kohën sa ishte kryeminstër i Saksonisë së Ulët.
XS
SM
MD
LG