Ndërlidhjet

Libi: Festohet njëvjetori i fillimit të kryengritjes


Populli feston njëvjetorin e fillimit të kryengritjes në Libi
Populli feston njëvjetorin e fillimit të kryengritjes në Libi
Qytetarët në Libi sot po e shënojnë njëvjetorin e fillimit të kryengritjes, nga e cila u përmbys regjimi i Muamer Gadafit, pas 42 vitesh në pushtet në këtë vend.

Të mbështetur nga forcat ajrore e NATO-s, kryengritësit kundër Gadafit luftuan me forcat e diktatorit dhe përfundimisht e detyruan atë të largohet nga Tripoli, gjatë konfliktit, në të cilin mijëra njerëz u vranë dhe u plagosën.

Në muajin tetor, forcat kryengritëse e zunë Gadafin, i cili më vonë ishte vrarë.

Në deklaratën e publikuar sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara tha se autoritetet e reja në Libi “tash kanë përgjegjësi” për ta mbrojtur lirinë e fituar në kryengritje.

Në raportin e publikuar këtë javë nga organizata Amnesty International, thuhet se disa nga grupet e armatosura, që ndihmuan në përmbysjen e Gadafit, tash janë përgjegjëse për shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë burgosjen dhe torturimin e lojalistëve të dyshuar të Gadafit dhe dëbimi i grupeve minoritare nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG