Ndërlidhjet

Serbia “të mos kushtëzohet me Kosovën”


Nga takimi i sotëm në Çeki...
Nga takimi i sotëm në Çeki...
Presidentët e Çekisë dhe të Sllovakisë kanë mbështetur integrimin e Serbisë dhe të Kroacisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se rruga evropiane e Serbisë nuk duhet të kushtëzohet me Kosovën, raportojnë mediat serbe.

“Pa marrë parasysh qëndrimet tona ndaj politikës së BE-së, ne kemi shprehur mbështetje të fortë për anëtarësimin e Kroacisë dhe të Serbisë në BE”, ka thënë presidenti çek, Vaclav Klaus, pas takimit që ka zhvilluar me homologët nga Serbia, Kroacia dhe Sllovakia, në një kështjellë pranë Pragës.

Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gashparoviç, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund ta kushtëzojë Serbinë me Kosovën, pasi ajo duhet të vlerësohet në bazë të asaj që ka arritur në planin e standardeve”.

Mendim të ngjashëm ka shprehur edhe presidenti serb, Boris Tadiq, ndërkohë që kolegu i tij kroat, Ivo Josipoviq, ka kujtuar se Kroacia është dashur të plotësojë edhe kushte të caktuara politike në rrugën drejt BE-së. Josipoviq ka shprehur bindjen “se një gjë të tillë do ta bëjë edhe Serbia”.

Dhjetorin e kaluar, BE-ja ka marrë vendim negativ për aplikimin e Serbisë për statusin e kandidatit evropian, duke i kërkuar Beogradit të përmirësojë marrëdhënien me Prishtinën.

Në muajin mars do të shqyrtohet sërish aplikimi i shtetit serb.
XS
SM
MD
LG