Ndërlidhjet

Në Siri vazhdon dhuna


Zv/ministri i Jashtëm kinez, Zhai Jun, gjatë takimit me kreun sirian, Bashar al-Asad. Damask, 18 shkurt 2012.
Zv/ministri i Jashtëm kinez, Zhai Jun, gjatë takimit me kreun sirian, Bashar al-Asad. Damask, 18 shkurt 2012.
Pavarësisht aktiviteteve diplomatike, në Siri vazhdon dhuna. Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vazhduar të bombardojnë Homsin, duke vënë në shënjestër qindra luftëtarë të opozitës që fshihen atje.

Ndërkohë, Kina ka bërë të ditur se e mbështet propozimin e Ligës Arabe për fundin e dhunës në Siri. Pekini ka shprehur mbështetjen e tij për “propozimin arab” në një deklaratë të postuar të shtunën vonë në ueb-faqen e Minsitrisë së Jashtme kineze.

Ajo pason takimin e mëhershëm në Damask ndërmjet zvëndësministrit të Jashtëm kinez, Zhai Jun, dhe presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur marsin e kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 5,400 njerëz kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar në shtetin sirian, ndërsa numri i viktimave rritet çdo ditë.
XS
SM
MD
LG