Ndërlidhjet

Fusnota "betonon neutralitetin ndaj statusit"


Logo e LDK-së
Logo e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për "kompromisin e bërë nga kryeministri Thaçi, që Kosova, në forumet rajonale, mos të përfaqësohet si Republikë, por në vend të kësaj të shtohet një fusnotë, e cila i referohet edhe Rezolutës 1244".

"LDK-ja beson fuqishëm se një qëndrim i tillë përfundimisht betonon neutralitetin ndaj statusit", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas së njëjtës, Thaçi mundohet të manipulojë opinionin, duke theksuar se Kosova në të njëjtën kohë do të përfaqësohet me një fusnotë që përveç Rezolutës 1244 i referohet edhe Mendimit Këshilldhënës të GJND-së dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

LDK-ja konsideron se heqja dorë nga Republika paraqet heqje dorë nga elemente kushtetuese të shtetësisë.

"Ky vendim mund t’i ndihmojë vetëm Serbisë në rrugën e saj drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa kompromisi, që është në dëm të Kosovës, po bëhet pikërisht për shkak se Serbia nuk pranonte të qëndronte në të njëjtat salla ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës", thuhet pos tjerash në komunikatën e LDK-së.
XS
SM
MD
LG