Ndërlidhjet

Italisë s’i duhen masa të reja kursimi


Kryeministri italian, Mario Monti.
Kryeministri italian, Mario Monti.
Kryeministri italian, Mario Monti, ka thënë se Italisë nuk i duhet paketë tjetër masash shtrënguese, pa marrë parasysh “nëse do të zgjasë recesioni”.

“Edhe nëse zgjat recesioni, edhe nëse situata në ekonomi nuk përmirësohet – jo. Nuk do të jetë i nevojshëm plani i ri i kursimeve, sepse ‘kufijtë e kërkuar’ janë përfshirë tashmë në planin e fundit, të miratuar nga Parlamenti dhjetorin e kaluar”, ka thënë Monti duke iu drejtuar ekspertëve financiarë në Bursën e Milanos.

Plani i miratuar do të duhet t’i mundësonte Italisë kursime në vlerë prej 20 miliardë dollarësh dhe ruajtjen e bilancit buxhetor në vitin 2013.

Italia ka hyrë në recesion në fund të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG