Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq negocion armëpushimin në Siri


Pamje nga protestat në Siri.
Pamje nga protestat në Siri.
Kryqi i Kuq është duke negociuar me autoritetet siriane ndalimin e dhunës, që do t’i mundësonte organizatës humanitare dërgimin e ndihmave.

Grupi me seli në Gjenevë tha se po diskuton disa mundësi me autoritetet qeveritare dhe opozitare, përfshirë edhe armëpushimin në zonat më të prekura.

Në ndërkohë, ministri i Jashtëm i Tunizisë, Rafik Abdesalam, ka bërë të ditur se grupet opozitare të Sirisë do të marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare për krizën në Siri, e cila pritet të mbahet më 24 shkurt në Tunis.

Këshilli Kombëtar i Sirisë ka konfirmuar se është ftuar dhe se do ta ndjekë konferencën.

Protestat anti-qeveritare në Siri ka nisur marsin e vitit të kaluar dhe prej asaj kohe janë vrarë disa mijëra njerëz në trazira.
XS
SM
MD
LG